Hoti: Rasti i turqve të dëbuar mund ta dëmtojë rrugën drejt BE-së
Edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas komunikatave të ambasadave rreth çështjes së gjashtë turqve të dëbuar nga Kosova në marsin e vitit të kaluar, përmes së cilave fajësuan politikën dhe AKI-në.
Hoti në Facebook shkroi se në këtë rast nuk u respektuan të drejtat e njeriut.
“Në deportimin e gjashtë shtetasve turq, 31 gjetjet e Komisionit Hetimor dëshmojë se institucionet e Kosovës nuk i kanë respektuar të drejtat e njeriut, duke shkelur procedurat ligjore dhe parimet evropiane për çështje të tilla”, shkroi Hoti, përcjell zeri.info.
Sipas tij këto reagime dëshmojnë seriozitetin e shkeljeve dhe dëmeve që i janë bërë rendit demokratik. Ai shkroi se ky rast mund ta dëmtojë rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.


