HW

Hoti: Qeveria po zbaton kontratën kolektive për përvojën e punës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke zbatuar kontratën kolektive tash e një vit për të punësuarit në sektorin publik.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se në vitin 2015, janë pagur rreth 31 milion euro për përvojën totale të punës për të punësuarit në sektorin publik. Si rezultat, rrogat më 2015 janë rritur mesatarisht 7%. Kjo rritje e pagave është reflektuar në rritje të plotë të fuqisë blerëse, pasi viti 2015 u karakterizua me rënie të çmimeve të konsumit prej -0.5%.

Fundamenti

Ky është postimi i plotë i Hotit:
Qeveria zbaton kontratën kolektive për përvojën e punës
U bënë një vit prej se Qeveria Mustafa ka filluar së zbatuari kontratën kolektive për pagesën e përvojës së punës për të punësuarit në sektorin publik.
Në vitin 2015, janë pagur rreth 31 milion euro për përvojën totale të punës për të punësuarit në sektorin publik. Si rezultat, rrogat më 2015 janë rritur mesatarisht 7%. Kjo rritje e pagave është reflektuar në rritje të plotë të fuqisë blerëse, pasi viti 2015 u karakterizua me rënie të çmimeve të konsumit prej -0.5% (sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës).

Të premten, më 29 prill 2016, në përputhje me kontratën kolektive, Ministria e Financave ka paguar rrogat me rritje prej 0.5% edhe për një vit shtesë të përvojës së punës. Shuma totale gjatë këtij viti që do të paguhet për përvojën e punës është rreth 2.6 milion euro.
Unë falënderoj sindikatat për bashkëpunimin dhe konstruktivitetin e treguar gjatë kësaj periudhe. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin për të quar përpara dialogun social. Këshilli Ekonomik-Social është shndërruar në një organizëm të rëndësishëm konsultativ, ku zhvillohen politikat sociale dhe avancohet agjenda sociale në përputhje me praktikat më të mira të bashkëpunimit në mes të punëdhënësve dhe punëmarrësve, me Qeverinë si palë ndërmjetësuese.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.