Eko Higjiena

Hoti: Qeveria ‘PAN’ nuk është legjitime nga shtatori i 2018-ës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e PAN-it nuk ka legjitimitet për të qeverisur që nga shtatori i vitit të kaluar e këndej.

Isha kandidati i LDK-së për kryeministër ka folur edhe nismën për rrëzimin e e qeverisë Haradinaj së bashku me VV-së dhe PSD-në, për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe për zgjedhjet e brendshme në këtë subjekt politik.

Hoti, në emisionin ”Përballje ditore” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ka thënë se Lista Serbe në shtator të vitit të kaluar kanë dal në anën e opozitës dhe nuk kanë votuar më çështjet që i ka dërguar në Qeveria në Kuvend dhe se tashmë qeverisja Haradinaj nuk ka numra e as legjitimitet.

“Qeveria e PAN-it tani që është në pushtet nuk ka legjitimitet për të qeverisur, së paku nga shtatori i vitit 2018 e këndej. Nga fillimi i qershorit të vitit të kaluar Lista Serbe nuk votonte më për çështjet që i sjellte Qeveria për votim në Kuvend. Në shtator kanë dal komplet në anën e opozitës dhe nuk janë pjesë më e koalicionit qeverisës. Pra nga shtatori e këndej, qeveria aktuale i ka vetëm 42 vota të shumicës shqiptare, dhe 10 vota të pakicave jo serbe. Pra janë vetëm me 52 vota. Nga shtatori 2018 gati të gjitha seancat kanë mbetur të hapura, dhe kur shkojmë në seanca gati 70-80 pika janë grumbulluar”, ka thënë Hoti në intervistë.

Hoti ka theksuar se në Kosovë është krijuar një situatë e bllokadës politike pasi që sipas tij Lista Serbe e dal nga koalicioni PAN nuk po e mbështet as mocionin e opozitës për ta quar në Kuvend.

Uji Dea

“Unë mund të konstatoj se koalicioni qeverisës është duke shfrytëzuar një situatë politike të krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku një grup i një partie politike, në këtë rast Lista Serbe del nga koalicioni, e humb shumicën koalicioni qeverisës, por ky grup politik nuk mbështet as mocionin e opozitës për ta quar përpara në Kuvend. Pra është një situatë e bllokadës ekonomike, që po e shfrytëzon koalicioni PAN për të qëndruar në Kuvend”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në vend është shkaktuar një kaos institucional pasi që sipas tij kryeministri nuk e ka shumicën parlamentare.

“Një kryeministër, një koalicion që dëshiron të qeverisë në mënyrë demokratike, duhet të qeverisë me shumicë parlamentare, sepse kështu qeveriset në demokraci. Në atë moment që nuk e ke shumicën ti e dorëzon mandatin. Pra, është dashur në shtator kryeministri të kërkoj mocionin e votëbesimit. Nga shtatori e këndej është duke qeverisur në mënyrë jo legjitime. Ai nuk ka shumicë parlamentare, dhe kjo është arsyeja që sot kemi kaos të plotë institucional”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së në këtë intervistë ka folur edhe për hapat e ardhshëm se si po planifikojnë të rrëzojnë qeverinë Haradinaj, por edhe për zgjedhjet e brendshme në LDK./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.