Eko Higjiena

Hoti: Qeveria nuk ka zot shtëpie, kryeministrin nuk e konsultojnë ministrat për vendimet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka Zot shtëpie.

Hoti në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se kryeministrin nuk e konsultojnë ministrat për vendimet që kanë ndikim përtej ministrive respektive.

Sipas tij secili ministër vepron për hesap të vetin.

Mobi Casa

Postimi i plotë:
Kosova ka nevojë për KRYEMINISTËR.
Kjo Qeveri nuk ka zot shtëpie.
Pacolli iu ndalon hyrjen në Kosovës zyrtarëve të Serbisë. Në anën tjetër, Haradinaj thotë se ky është lajmi i rremë. Duket qartë se ky vendim i Pacollit është marrë pa konsultim me Haradinajn.
Kështu nuk udhëhiqet Qeveria e Republikës së Kosovës. Kryeministrin nuk e konsultojnë ministrat për vendimet që kanë ndikim përtej ministrive respektive. Secili ministër vepron për hesap të vetin.

Kujtojmë se kryeministrit Haradinaj në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Poznan të Polonisë, i ka thënë kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq se nuk është i vërtetë lajmi i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pcolli, që u është ndaluar hyrja zyrtarëve serb./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.