Fundamenti

Hoti: Qeveria do të ndajë paga shtesë për mësimdhënësit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se Qeveria do të ndajë paga shtesë për mësimdhënësit, raporton Express

Hoti ka takuar sot përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, të cilëve ua ka dhënë lajmin se Qeveria në detyrë do të ndajë paga shtesë për punëtorët e arsimit.

“Kryeministri Hoti, fillimisht e ka përgëzuar kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, për punën e palodhshme dhe sfiduese të arsimtarëve në kushte të pandemisë, si dhe e ka siguruar që pagesa shtesë për punëtorët e arsimit do të kryhet në dy këste. Këstin e parë do ta marrin me pagën e muajit shkurt, ndërsa këstin e dytë me pagën e muajit maj”, thuhet në nj njoftim të zyrës për informim të Qeverisë.

Po ashtu, është bërë e ditur se është folur edhe për Kontratën e Re Kolektive.

Eco Higjiena

“Për shumën e pagës shtesë, Ministria e Arsimit, SBASHK-u dhe Ministria e Financave do të dakordohen në përputhje me mundësitë buxhetore. Në takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut, Kryeministri në detyrë Hoti, ka biseduar edhe për Kontratën e re Kolektive, e cila pritet të finalizohet këtë të premte”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, SBASHK’u kishte paralajmëruar greva nëse Qeveria nuk i plotëson kërkesat e mësimdhënësve.

Sindikata ka kërkuar nga 100 euro shtesë për secilin punëtor të arsimit, për shkak të rrezikshmërisë së prekjes nga koronavirusi/GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.