UBT

Hoti: Qeveria do të bie

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka theksuar se ata në zgjedhjet e së dielës janë konfirmuar si partia e parë në vend.

Ai në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka thënë se është shumë i rëndësishëm kthimi i LDK-së si parti e parë, duke shtuar se “kemi një pranim të gjerë të vlerave që i bart kjo parti në të gjitha komunat”.

Mobi Casa

Hoti ka folur edhe për qeverisjen qendrore, për të cilën ka theksuar se nuk do ta ketë jetën e gjatë, duke shtuar se nuk i ka votat e nevojshme për të funksionuar.

“Unë pres që në mënyrë të natyrshme kjo qeveri do të bjerë. Nuk është shumica e nevojshme në Kuvend, për të funksionuar normalisht seancat. Brenda koalicionit qeverisës ka një partner siç është Lista Serbe, e cila do të kërkojë koncesione që nuk do të mund të vazhdojnë jetëgjatësinë e kësaj qeverisje”, ka shtuar ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.