Uji Dea

Hoti pret që do ta votojnë të gjithë deputetët e LDK’së

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti pyet se nëse ndokush nga Grupi Parlamentar i LDK-së që s’do të votojë këtë qeveri dhe a ka mospajtime brenda përbrenda LDK-së.

Hoti tha se pret që të gjithë deputetët pa përjashtim të jenë pro asaj që doli nga Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia e partisë.

“Unë pres që të gjithë deputetët pa përjashtim të respektojnë vendimet e Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë për këtë çështje”, tha Hoti.

RCCOLA

I nominuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti është deklaruar para mediave lidhur me zhvillimet e fundit pas konkretizimit të marrëveshje për koalicion me AAK-në.

Ndër të tjerash Hoti deklaroi se pritet që sonte të përmbyllet marrëveshja me partitë e tjera.