Fundamenti

Hoti pozitiv me Covid-19, “Kam kollë të lehtë, do të punoj nga shtëpia”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Hoti thotë se nuk ka shenja apo simptoma përveç një kolle shumë të lehtë.

Tutje, Hoti njoftoi se për dy javët e ardhme do të jetë në izolim, ndërsa obligimet shtetërore do t’i kryej nga shtëpia.

“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, shkruan Hoti.

Fundamenti

Sot, Hoti sipas agjendës së tij ka vizituar komunën e Dragashit ku është takuar me fermerë dhe ka vizituar fabrikën “MEKA”.

Përveç kryeministrit, edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka dalë pozitivm e Covid-19.

Gjithashtu edhe shefi i Hotit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kishte dalë pozitiv me koronavirus, megjithatë i pari i LDK’së ka njoftuar para pak dite se është shëruar nga virusi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.