Hidromorava

Hoti: Po hyjmë në një fazë të re bashkëpunimi, s’mund ta falenderojmë sa duhet Shqipërinë për politikën e jashtme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në mbledhjen e gjashtë të qeverive të përbashkëta, të zhvilluar sot në Tiranë ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria po hyjnë në një fazë të re të bashkëpunimit dypalësh pas nënshkrimit të marrëveshjeve të reja.

“Të gjitha të përqëndruara në lehtësimin e jetës qytetare tregon përkushtimin e dy qeverive tona për të ecur përpara në rrethana të reja, për të zgjidhur shumë nga problemet e qytetarëve tanë”, tha Hoti.

Më tej, kreu i Qeverisë së Kosovës e vuri theksin te situata ekonomike në Kosovë dhe përgatitja e strategjisë afatgjate në këtë drejtim.

Uji Dea

“Ne mund të përmbyllim këtë vit me minus 1-3% nga parashikimi i qershorit që ishte -11%. Kemi stimuluar biznesin dhe kërkesat e tyre. Por po shtrohet nevoja për të pasur një qasje afatgjatë të zhvillimit ekonomik, kemi filluar punën për strategjinë 10-vjeçare. Po përqëndrohemi në investime në infrastrukturë si hekurudhore dhe të energjisë”.

Në konsolidimin e diplomacisë kosovare në botë, Hoti nuk ka kursyer falenderimet për Shqipërinë, ndërsa shton se së shpejti do të vendosen marrëdhëniet diplomatike edhe me Izraelin.

“Nuk mund ta falenderojmë sa duhet Shqipërinë për politikën e jashtme dhe kosnolidimin e dipolomacisë kosovare. Po mundohemi që të kemi liberalizimine vizave me BE-në sa më shpejt dhe të mbajmë të plotësuar të 95 kriteret”, u shpreh Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.