GRANDEMALL

Hoti për shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion: Ishte antikushtetuese, nuk keni parë gjë akoma

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se vendimi për krijimin e Task-forcës kundër korrupsionit në Policinë e Kosovës ka qenë antikushtetues.

Hoti në një konferencë për media ka përmendur dy pikat e këtij vendimi që sipas tij nuk kanë qenë në përputhshmëri me ligjin.

“Në pikën e parë të këtij vendimi thuhej Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in kërkon nga Prokuroria Speciale e Kosovës që në kuadër të saj të krijojë një departament special anti korrupsion me qëllim të hulumtimit dhe luftimit të dukurive korruptuese në Kosovë. Në pikën e dytë ia përcakton edhe numrin e prokurorëve ku thuhet se departamenti special anti korrupsion të përbehet nga 8 prokurorë, pesë prej të cilëve do të jenë vendor dhe tre do të emërohen nga autoritetet e EULEX-it… Këtij vendimi i kanë munguar vetëm emrat e prokurorëve…”, tha Hoti.

Eco Higjiena

Ai shtoi se arsyeja e dytë pse e kanë shfuqizuar këtë Task-forcë është se përmes këtij vendimi brenda Policisë së Kosovës janë krijuar struktura joligjore dhe jo në përputhje me ligjin për Policinë e Kosovës.

“Ju garantoj se do të kthejmë ligjshmërinë sipas organizimit ligjor që ka Policia e Kosovës në përputhje me Kushtetutën. Policia do të jetë në dispozicion të organeve të drejtësisë. Jemi të vendosur që të kthejmë ligjshmërinë. Nuk keni parë gjë akoma sa i përket kthimit të ligjshmërinë”, tha Hoti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.