Fundamenti

Hoti për përfshirjen e PDK-së në Qeveri: Jemi stabil, nuk kemi arsye të hyjmë në obligime të tjera

/ 3 minuta lexim

Ndonëse nuk është biseduar për një qeveri gjithëpërfshirëse, Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka hequr të gjitha vijat e kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). I pari i LDK-së, Isa Mustafa, u shpreh para dy ditëve se barrierat ndaj partisë së Kadri Veselit i kanë hequr. Por dy ditë pas, kryeministri i Qeverisë, Avdullah Hoti, është shprehur se koalicioni qeverisës është stabil dhe se nuk sheh arsye që vendi të hyjë në obligime të tjera, shkruan Express.

“Unë besoj që këtë pyetje duhet t’ia drejtoni kryetarit të LDK-së. Koalicioni qeverisës është duke funksionu. Qeveria është stabile. Për sa kohë Qeveria është stabile unë nuk shoh arsye të hyjmë në obligime të tjera. Jemi duke e respektua marrëveshjen e koalicionit”.

Këto deklarime Hoti i ka bërë pasiqë lideri i partisë së tij, Isa Mustafa, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka hequr vijat e kuqe me Partinë Demokratike të Kosovës

Tutje, Hoti lidhur me marrëveshjen me Serbinë ka shtuar se kjo marrëveshje e ka përmbyllur çështjen e temës së asociacionit që nga marrëveshja rafitikuar në vitin 2013.

“Për takimet në Bruksel kemi marrë veprime të rënda që në fillim të mandatit, tema e asociacionit nuk hapet sepse është mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013”, ka deklaruar Hoti.

Fidanishtja

Kryeministri Abdullah Hoti, pas mbledhjes se qeverisë tha se sot miratuan 15 marrëveshje që ai i quajti të rëndësishme që do të nënshkruhet të premten me Shqipërinë.

Sipas Hotit në këtë mënyrë do të thellohet bashkëpunimi në mes të dy vendeve.

Për krijimin e zyrës e cila do të ofrojë asistencë për qytetarët e Luginës, Hoti tha se kjo do të jetë një mbështetje për qytetarët e Luginës për të mbrojtur dhe promovuar të drejtët e tyre, për t’i mbështetur në fushën e arsimit, në aktivitetet kulturore për në punësim duke nxitur bashkëpunimin në mes odave dhe bizneseve.

Hoti tha se në mbledhjen e se premtes një prej pikave të jetë edhe analiza e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe nënshkrimi i një deklarate të përbashkët ku do t’u kërkojmë Kuvendeve mbikëqyrjen e marrëveshjeve./GazetaExpress/