Fundamenti

Hoti për mbrojtjen e pushtetit ndaj arrestimit të Krasniqit: Do të ketë pasoja për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se reagimi i pushtetit për arrestimin e djeshëm të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, “duke e kritikuar dhe kërcënuar organin e akuzës, e jo duke e mbështetur atë dhe kërkuar drejtësi efektive, do të ketë pasoja në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit të sivjetmë në Këshillin e Evropës e nesër në Bashkimin Evropian”.

Krasniqi u arrestua të mërkurën nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.Deputeti i LDK-së u shpreh i sigurt se raporti për vendin i BE-së dhe raporte të tjera të rëndësishme ndërkombëtare do të evidentojnë me notë shumë negative këtë sjellje të mazhorancës në Kosovë ndaj arrestimeve të lidhura me afera të mundshme korrupsioni.

Sipas tij, këto reagime duhet thënë se janë të paprecedentë.“Pse gjithë kjo frikë nga hetimi i aferave të mundshme korruptive?

Uji Dea

Pse sulmohet organi i akuzës nga Prishtina e nga Tirana, e nuk dënohet akti i mundshëm korruptiv dhe nuk kërkohet drejtësi? A mos janë këto afera të mundshme korruptive të lidhura me persona më larg dhe më lart?”, shkroi Hoti në Facebook.

“Kjo sjellje vë në pikëpyetje “gjoja” reformën në drejtësi. Me këtë sjellje kjo mazhorancë e ka humbur besueshmërinë për çfarëdo reforme që tenton të bëjë në drejtësi. Një pushtet që tenton të pengojnë drejtësinë e minon demokracinë. Të gjithë ne duhet të tregojmë respektin dhe përkrahjen tonë për zyrtarët e drejtësisë për veprimin e tyre në ndalimin e akteve të mundshme jo ligjore në KEK”, theksoi Hoti.

“Me këtë veprim po tregohet se drejtësia në Kosovë është funksionale, e pa ndikueshme dhe e guximshme. Sigurisht se secili është i pafajshëm derisa të provohet ndryshe. Respekti i politikës ndaj drejtësisë tregohet me përkrahje dhe me kërkesë për drejtësi. Respekti tregohet edhe duke mbajtur gojën mbyllur”.