ARKATANA

Hoti për Lajçakun: Nuk e kuptoj ndërmjetësin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, çfarë po ndërmjetëson?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-kryeministri i Kosovës, tash deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur lidhur me dialogun e ngecur mes Kosovës dhe Serbisë.

Një fjalim e ka mbajtur në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asocim në Parlamentin Evropian në Strasburg, Francë.

Hoti tha se Serbia nuk ka ndryshuar qasje. Shtoi se deklarimet e palës serbe janë shqetësuese për paqen afatgjatë në rajon.“Po vazhdon interferimi i Serbisë në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë. Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë janë ri-aktivizuar”, tha Hoti.

ARKATANA

Tutje Hoti kritikoi edhe Bashkimin Evropian. Ai tha se Bashkimi Evropian po vazhdon me qasjen e “ambiguitetit konstruktiv” sa i përket dialogut.“Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës e ka trashëguar një proces të dialogut të definuar qartë, me platformë të përgatitur në një proces gjithëpërfshirës brenda Kosovës dhe të dakorduar me partnerët, e cila i kishte përcaktuar qartë parimet dhe objektivat e dialogut. Qasja e qeverisë paraprake e kishte kthyer dialogun në binarë pas dy vitesh bllokimi, në binarë që çonin vetëm në një përfundim – njohje reciproke. Si përfaqësues i opozitës, unë i kam kërkuar vazhdimisht Qeverisë së Kosovës që dialogu të mbahet në ata binarë”, tha Hoti.

Në fund, ka kritikuar edhe të dërguarin e Posaqëm të BE-së, për dialogun, Mirosllav Lajçak.“Ne nuk e kuptojmë ndërmjetësin e BE se çfarë po ndërmjetëson në këtë dialog. Me gjithë respektin për Z. Lajçak, ai nuk është aty për të hapur zyrat në Bruksel kur palët dakordohen që të takohen. Ai nuk është aty për të bartur mesazhe nga njëra palë tek tjetra. Ai është aty për t’u siguruar se po bëhet progres drejt marrëveshjes finale për njohje reciproke”, tha Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.