RCCOLA

Hoti për kritikat e Pacollit: Po ta kishte seriozisht, do të largohej nga Qeveria

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një prononcim për Gazetën Express ka vlerësuar se situata në të cilën gjendet Kosova është shumë e keqe. Ai përmen rrezikun që vendi të mbetet edhe më tej i izoluar dhe të humbet përkrahja ndërkombëtare. Sipas tij, kërcënimet e Behgjet Pacollit për Qeverinë Haradinaj janë joserioze.
Hoti tha për Express se krejt kjo ka ndodhur për shkak të kauzave të rreme të disa liderëve politik.

“Kryeministrit i refuzohen vizat për takime ndërkombëtare dhe askush nuk e viziton apo nuk e fton për vizitë. Buxheti shpërdorohet me vendime jo ligjore të kreut të qeverisë”, tha ai.

Sipas tij, asnjë punë e madhe nuk po kryhet nga kjo qeveri dhe gjithçka po bëhet vetëm për interesa të ngushta të partive në koalicion.

Duke ju drejtuar zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, Hoti tha se edhe ai e di që vendimi për rritje të pagave është skandaloz dhe jashtë çdo etike politike.

“Pacolli e din se vendimi për rritje të pagave ishte skandaloz dhe jashtë çdo etike politike të veprimit të liderëve institucional. Ai e din se afati për liberalizim të vizave është humbur për sivjet. Ai e din cili është kushti për realizimin e vizave”, thotë ai.

Fundamenti

Sipas tij, këto deklarata të Pacollit nuk janë serioze.

“Prandaj, z.Pacolli nuk e ka seriozisht. Po ta kishte seriozisht, ai sot nuk do të ishte në qeveri.Çdo ditë e kësaj qeveri nënkupton thellim të krizës dhe izolimit të Kosovës. Qytetarët janë duke e parë këtë izolim. Proceset politike dhe procedurat e rregullta parlamentare nuk po kanë efekt në ndryshimin e gjendjes. Kryeministri nuk vjen në interpelancë. Kryetari i Kuvendit e shkel rregullore në caktimin e seancave dhe debateve sipas kërkesave të opozitës. Mbivotimi i opozitës në Kryesinë e Kuvendit është bërë normë e funksionimit të përditshëm të Kryesisë së Kuvendit. Deputetët e pozitës votojnë nën diktatin e liderëve të tyre politik në kundërshtim me etikën e sjelljes parlamentare”, shtoi ai.

Sipas Hotit, në Kuvend ka përplasje dhe fyerje të cilat nuk kanë asnjë interes për qytetarin e Kosovës dhe një gjë e tillë duhet të ndalet sa më shpejtë.

” Kuvendi është shndërruar në arenë e përplasjeve dhe fyerje për çështje pa asnjë interes për qytetarin e Kosovës.Nuk mund të vazhdohet kështu. LDK do t’ju prijë ndryshimeve që duhet të ndodhim për hir të gjeneratave të ardhshme. Nuk mund të rrimë vetëm spektatorë në këtë situatë fatkeqe për vendin”, përfundoi ai./Express