Mobi Casa

Hoti: Për kancelaren Merkel, Izraeli është në themel të diplomacisë gjermane

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas qëndrimit zyrtar të shprehur nga Kosova karshi zhvillimeve në Lindje me në krye konfliktin e dhunshëm ndërmjet Izraelit dhe organizatës palestineze të shpallur terroriste, Hamas, shkruan Express.

Hoti ka cituar një biograf të kancelares gjermane Angela Merkel, i cili thotë se për të paren e Gjermanisë, SHBA-ja, BE-ja dhe Izraeli janë themeli i politikës së jashtme gjermane.

“Biografi i Kancelares Merkel, Stefan Korneliues, thotë: “Për Merkelin, SHBA-ja, BE-ja dhe Izraeli i përkasin themelit të politikës së jashtme gjermane. Nganjëherë Merkel flet për rezon shtetëror, para se gjithash kur bëhet fjalë për Izraelin. Por, ajo përherë e mendon të njëjtën gjë: Gjermania kurrë nuk guxon të bëjë politikë kundër Bashkimit Evropian, kundër Izraelit dhe kundër ShBA-së”, ka shkruar Hoti.

Uji Dea

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, sot përmes një postimi në Twitter deklaroi se si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për ta mbrojtur popullin e vetë kundër raketave nga Hamasi.

“Si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për ta mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të hedhura mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne jemi të pikëlluar për të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, ta ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.