Eko Higjiena

Hoti: Për disa ditë ose javë do të ulemi e të bisedojmë për çështjen e presidentit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në një periudhë jo të largët kohore partitë duhet të vendosin nëse duan zgjedhje të reja, apo do të pajtohen për një emër të ri për postin e presidentit.

Hoti ka thënë se pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi për t’u paraqitur para Gjykatës Speciale pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte në vend është krijuar rrethanë e re, që ka dy rrugë për zgjidhje.

Eco Higjiena

“Presidenti i vendit nuk është në detyrë, ka dhënë dorëheqje e që nënkupton se ne duhet të ndërmarrim hapat dhe veprimet kushtetuese. Janë dy rrugë, partitë duhet të bëhen bashkë për t’u dakorduar për presidentin e ri, ose të dakordohen për të caktuar datën për zgjedhjet e parakohshme. Kanë ndodhur para një jave. Ende s’kemi filluar konsultimet e brendshme me partitë për të parë cili është disponimi. Kemi deklarime publike të partive të ndryshme karshi kësaj teme, por po besoj së shpejti për disa ditë, disa javë, ulemi të gjitha partitë e të flasim si njerëz të civilizuar, si parti të përgjegjshme për të gjetur zgjidhje për qytetarët”, ka thënë ai në një konferencë për media sot. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.