Eko Higjiena

Hoti për dialogun Kosovë-Serbi: Ne ishim afër fundit të procesit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti thotë se nuk po sheh përparim në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Hotit, në kohën kur ai ishte në krye të ekzekutivit dhe udhëhiqte dialogun Kosovë-Serbi ishte afër përfundimit të këtij procesi.

“Nuk e di a kemi qenë afër arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare por unë jam i sigurt që kemi qenë afër fundit të procesit, me fund të procesit po nënkuptoj që ne në korrik të vitit 2020 në Samitin e Parisit jemi dakorduar për qëllimin e procesit të dialogut që ishte njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve”, tha Hoti ne ATV.

Ish-kryeministri thotë se në marrëveshje ishte paraparë edhe qështja e të pagjeturve.

Uji Dea

“Njohja reciproke ka qenë akt politik që duhej të ndodhte në fund të procesit të dialogut ndërkaq normalizimi i marrëdhënieve është zbatim i Konventave Ndërkombëtare për të rregulluar çështjet me ekonominë me lëvizjen e lirë dhe të gjitha fushat pa përjashtim, por në marrëveshjen finale për njohje reciproke ne kemi insistuar që të jenë disa prej pikave kryesore përfshirë çështjen e të pagjeturve, pikë e parë ishte njohja reciproke, pikë e dytë ishte të pagjeturit”.

Hoti thotë se me përfundimin e temave Serbia do të mbështetej për muri.

“Deri në muajt e parë të këtij viti ne e konsumonim procesin, me këtë nënkuptoj që ne e trajtojmë me delegacionin serb në prani të Brukselit dhe me mbështetje të Shtëpisë së Bardhë ne e konsumonim të gjitha temat edhe vinim në fund të procesit. Nuk e di a do të mbyllej procesi por unë jam i sigurtë që do të vinim në fund të procesit ku do i thuhej Serbisë mjaftë është mjaftë”, shtoi tutje Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.