Uji Dea

Hoti për 47 milionët kredi të Qeverisë Kurti për skemat sociale: Kurrë në histori të Kosovës s’ka ndodhë kjo

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke komentuar mosvotimin e partisë së tij për një marrëveshje ndërkombëtare, kredi të Qeverisë Kurti në bankën botërore që kap shumën e 47 milionë eurove, ka thënë se kurrë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhë që të kërkohet kredi për skemat sociale, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se para dy ditë me zyrtarë të Bankës Botërore e ka sqaruar këtë gjë.“Kemi votu kundër një marrëveshje nderkombëtare për 47 milionë euro, mbështetje për gjoja skema sociale. Kurrë asnjëherë në historinë e shtetit të Kosovës, Kosova nuk ka marrë kredi për të pagu paga”, tha Hoti.

Uji Dea

“Para dy dite, unë me kolegë kam taku ekipin e Bankës Botërore dhe i kemi pyet ku shkojnë 41 prej atyre 47 milionë euro, kanë thënë nja 15 milionë euro shkojnë në buxhet të shtetit për të përmirësuar bilancin bankar të qeverisë për do pagesa që janë bë para një viti që janë bë si shtesa për skemat sociale. Pra nuk ka rritje të asistencës sociale, është kundër çdo logjike fiskale të qeverisë. S’ka ndodhë asnjëherë kështu, me marrë kredi për asistencë sociale sepse e keni gojën plot për rritje të buxhetit. Ne prapë do ta themi fjalën tonë nëse vjen ajo marrëveshje këtu, por nuk është e vërtetë që rritet asistenca sociale nga ato mjete. Edhe nëse ndodhë kjo duhet të rritet nga buxheti i shtetit e jo nga kreditë ministër”, tha Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.