UBT

Hoti pas takimit me Lajçakun: Në tavolinën e bisedimeve ulemi vetëm për njohje reciproke

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Avdullah Hoti po mban konferencë për media pas takimit me Emisarin e BE’së, Miroslav Lajçak.
Në konferencën për media Hoti ka thënë se Kosova në asnjë mënyrë nuk është duke e bllokuar dialogun, raporton Gazeta Express.

“Vizita e Lajçak është në momentin e duhur për të bërë vlerësim për procesin e dialogut dhe për planet e takimeve të ardhshme. Ka tema të vështira siç është Asociacioni, të cilave do t’u qasemi sipas zotimeve që I kemi bërë para Kuvendit dhe para qytetarëve”, ka thënë Hoti.

Shefi i Qeverisë ka deklaruar se është dakorduar edhe me partnerët ndërkombëtarë që Kosova ulet në tavolinën e bisedimeve vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke.

“Kosova për herë të parë ka qasje konstruktive në dialog, dhe nuk jemi duke e bllokuar atë. Pas dy viteve të bllokadës kemi hyrë në këtë proces dhe është mbrri dakordim edhe me partnerët ndërkombëtarë që të ulemi në tavolinën e bisedimeve vetëm për marrëveshje përfundimtare për normalizm të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke”, ka thënë ai./Express/

Hoti i prerë pas takimit me Lajçakun: Asociacioni pa kompetenca ekzekutive

Fundamenti

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Asociacioni është temë e mbyllur në vitin 2013 dhe i njëjti që do të themelohet nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, raporton Gazeta Express.

“Asociacioni është temë e mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, dhe mandej është marrëveshja e parimeve e vitit 2015 poashtu edhe opinioni i Gjykatës Kushtetuese për këtë temë. I kemi të gjitha garancitë dhe mbështetjen e partnerëve tanë që ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, ka thënë Hoti.

Lexo Edhe:
Përkeqësohet situata në Itali, 41 të vdekur dhe 6 mijë të infektuar me COVID-19
Ai tutje tha se qeveria e tij ka hyrë në procesin e dialogut ku nuk do të diskutohet karakteri unitar i shtetit.

“Kur kemi hyrë në procesin e dialogut e kemi heqë idenë e shkëmbimit të territoreve dhe nuk diskutohet karakteri unitar i shtetit që do të thotë se nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive”, ka thënë kreu i qeverisë./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.