Eko Higjiena

Hoti pas shtyrjes së seancës: Situatë fatkeqe, ditë kritike për Kosovë

/ 2 minuta lexim

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i seancës për votimin e ekipit negociator në bisedime me Serbinë është shtyrë për në orën 18 e 30. Pas këtij vendimi për media ka folur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti. Ai ka thënë se qëndrimet e LDK-së nuk kanë ndryshuar asnjëherë janë po ato që kundërshtojnë, siç e ka quajtur ai, copëtimin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Kjo është shkelje e kushtetueses, 51 deputet kanë nënshkruar për seancës dhe tani po kemi shtyrje.”

Sipas Hotit kjo është një situatë fatkeqe dhe një ditë kritike për vendin.

“Është ditë kritike për Kosovën. Rezoluta që po kundërshtohet nga qeveria dhe Lista Serbe është famëkeqe për Kosovën.”

Fundamenti

Ai ka folur edhe pjesëmarrjen e deputetes së tyre, Teuta Rugovës, në seancën e sotme, ku ka thënë se është në kundërshtim me qëndrimin e tyre.

“Pjesëmarrja e deputetes Teuta Rugova në seancën e sotme është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së, i cili qëndrim është bërë publik para fillimit të seancës”, tha Hoti.

Hoti thotë se qëllimi i tyre përfundimtar është copëtimi i Kosovës, “nuk do ta lejojmë”.

Ai ka folur edhe për kryeministrin Haradinaj i cili ka thënë se ka ndeshura çdoherë qëndrimet e tij, si në rastin e demarkacionit ashtu edhe me qëndrimin e tij për copëtimin e Kosovës, ku sipas tij, sot ishte krejt ndryshe me deklarata. /Lajmi.net/