RCCOLA

Hoti pas Kryesisë: Kam frikë se do të vazhdojë avazi i vjetër në Kuvend

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se ka frikë që do të vazhdojë avazi i vitit të kaluar, kur të gjitha seancat e sesionit vjeshtor kanë mbetur të hapura.

Hoti tha se ka frikë që me qëllim po krijohet tendencë që të zhagiten çështjet me interes në Kuvendin e Kosovës, raporton Telegrafi.

Ai tha se në këtë mbledhje, kryetari i Kuvendit as nuk e shqyrtoi çështjen e krizës në arsim e shëndetësi, etj.

Fundamenti

Hoti ka folur sërish për Ekipin negociator, duke thënë se nuk e përfaqëson askënd.

“Ne jemi duke dhënë kontributin tonë, nuk jemi duke qëndruar anash…Jemi duke e mbikëqyrur procesin…”, tha ai.

Shefi i GP-së së LDK-së duke komentuar vizitën e Putinit në Serbi dhe deklaratat e liderëve serbë tha se sjellja e tyre nuk është për çudi pasi janë të orientuar më shumë nga lindja.