Uji Dea

Hoti: Pas deklaratës së kancelares Merkel pres të ndalen idetë për ndryshim kufijsh

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e ka mirëpritur deklaratën e qartë të kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila është deklaruar kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shprehet se pret që pas deklaratës së kancelares Merkel dhe të disa qeverive të tjera, të ndalen personat në Kosovë e Serbi që po e promovojnë këtë ide.

Aty ku frymon ajri i pastër, e je afër qendrës – Dukagjini Apartments, zgjidhje për tërë jetën

Merkel: Kufijtë e shteteve të Ballkanit Perëndimor të paprekshëm
Sipas tij, idetë e tilla po bëhen për hesape personale, ndërsa kjo ka futur në qorrsokak diplomacinë e Kosovës dhe ka stopuar njohjet e reja.

Lexoni të plotë postimin e Hotit në Facebook:

Fundamenti

“E kam mirëpritur deklarimin e qartë të Kancelares Merkel kundër ndryshimit të kufijve. Pres që pas këtij deklarimi, si dhe të deklarimeve të disa qeverive të tjera, të ndalen personat në Kosovë e Serbi që po promovojnë këtë ide, të cilat padyshim se po e bëjnë në mënyrë të koordinuar.

Në dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kjo ide e ka nxjerrë në pah pasigurinë politike të krejt Ballkanit Perëndimor. Kjo padyshim se do të shtyjë proceset euro integruese të rajonit, por do të ndikojë edhe në përkeqësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale, duke e rënduar jetën e qytetarëve.

E mira është se në Kosovë tanimë është krijuar masa kritike e spektrit politik për te mos lejuar eksperimente të tilla që po bëhen për hesape personale.

Megjithatë, ajo që tanimë ka ndodhur është dërgimi i sinjaleve të paqarta tek miqtë tanë dhe tek shtetet që ende nuk na kanë njohur lidhur me atë se çfarë duan qytetarët e Kosovës. Kjo e ka futur në qorrsokak diplomacinë tonë dhe atë të vendeve mike, që ka rezultuar me stopim të plotë të integrimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtar ku ka qenë e mundshme, si dhe ka stopuar plotësisht njohjet e reja. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.