RCCOLA

Hoti: PAN po e mban pushtetin në mënyrë jo demokratike, duke shfrytëzuar dy situata

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se koalicioni qeverisës PAN, po e mban pushtetin në mënyrë jo demokratike, duke i shfrytëzuar dy situata.

Njëra situatë sipas Hotit, është se Lista Serbe nuk e mbështet rrëzimin e Qeverisë, për shkak se atyre iu konvenojnë institucione të brishta pa legjitimitet.

Dhe, tjetra situatë është se PSD nuk është e gatshme për zgjedhje, dhe se nga shtatori i vitit 2018 e mban në këmbë Qeverinë duke e mbështetur atë në situatat më kritike.

“E para, Lista Serbe nuk e mbështet rrëzimin e Qeverisë, sepse i konvenojnë institucione të brishta pa legjitimitet. E dyta, PSD-ja duke mos qenë e gatshme për zgjedhje, nga shtatori i vitit 2018 e mban në këmbë Qeverinë duke e mbështetur atë në situatat më kritike, siç ishte buxheti dhe dialogu. Sikur PSD-ja të qëndronte bashkë me opozitën, sot do të kishim një qeveri të re të udhëhequr nga partitë që sot janë në opozitë”, ka shkruan Hoti në Facebook, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

Eco Higjiena

PAN po e mban pushtetin në mënyrë jo demokratike, duke shfrytëzuar dy situata.

E para, Lista Serbe nuk e mbështet rrëzimin e Qeverisë, sepse i konvenojnë institucione të brishta pa legjitimitet.

E dyta, PSD-ja duke mos qenë e gatshme për zgjedhje, nga shtatori i vitit 2018 e mban në këmbë Qeverinë duke e mbështetur atë në situatat më kritike, siç ishte buxheti dhe dialogu. Sikur PSD-ja të qëndronte bashkë me opozitën, sot do të kishim një qeveri të re të udhëhequr nga partitë që sot janë në opozitë.

Pavarësisht kësaj, ndërrimi i pushtetit do të ndodhë së shpejti, veçse dëmet ndaj shtetit të Kosovës janë rritur nga shtatori e këndej. Do të na duhet më shumë kohë dhe energji për të rikuperuar këto dëme, si brenda vendit ashtu edhe në marrëdhëniet me miqtë tani, dhe pastaj për t’i hapur rrugë stabilizimit, zhvillimit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës. /Telegrafi/