Hidromorava

Hoti: Pa zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur, s’do të ketë marrëveshje finale me Serbinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka deklaruar se nuk është shumë optimist se Kosova dhe Serbia do të arrijnë një marrëveshje për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai e përmendi edhe qëndrimin e Serbisë lidhur me marrëveshjen për targat.“Ne e dimë që nesër është dita e fundit e afatit për targat e përkohshme që janë. Deklaratat e Serbisë në vazhdimësi dhe mospranimi i Serbisë edhe për marrëveshjen për targat, normalisht që nënkupton që aq më pak Serbia do të pranojë që të arrijë një marrëveshje me Kosovën për fatin e të pagjeturve”, tha ai.

United Hospital

Ai tregoi edhe për rrjedhën e bisedimeve në Bruksel me palën serbe për çështjen e personave të zhdukur.Hoti tregoi edhe kërkesat që i kanë parashtruar në këto takime.“Ne e kemi trajtuar në Bruksel nga shtatori e në vazhdimësi çështjen e personave të zhdukur dhe krejt çfarë ne kemi kërkuar prej BE-së dhe Serbisë është e para që të kemi një garanci nga BE-ja që kjo çështje të mbyllet dhe të ketë një epilog. E dyta është që ne kemi kërkuar që të hapen arkivat shtetërore të Serbisë”, deklaroi Hoti në T7.

Më tutje, Hoti tha se është i bindur se Kosova dhe Serbia nuk do të arrijnë marrëveshje finale pa bërë paraprakisht marrëveshje për çështjen e personave të zhdukur.“Jam shumë i bindur që Kosova dhe Serbia nuk do të kenë një marrëveshje të përgjithshme apo finale pa e pasur marrëveshjen për çështjen e personave të zhdukur”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.