UBT

Hoti: Operacioni në Karaçevë vetëm fillimi i kthimit të normalitetit në çdo fushë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se operacioni i mbrëmshëm në Karaçevë është dëshmi se institucionet e sigurisë janë të afta të garantojnë rend dhe ligj.Një aksion i mbrëmshëm i Policisë në Karaçevë ka rezultuar me 33 të arrestuar, dhjetë prej tyre policë.

Uji Dea

E me këtë rast janë ndaluar disa veprimtari të jashtëligjshme, përfshirë kontrabandim me njerëz, trafikim me armë, lojëra të fatit e aktivitete të tjera kriminale.“Operacioni i policisë në Karaçevë, i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë, është dëshmi se institucionet tona të sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoti.Sipas tij ky është vetëm fillimi i kthimit në normalitet në çdo fushë.“U jam mirënjohës të gjithë atyre që me përkushtim e profesionalizëm planifikuan dhe zbatuan një operacion kompleks e delikat. Ky është vetëm fillimi i kthimit të normalitetit në çdo fushë”, ka shkruar Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.