ARKATANA

Hoti: Nuk mund të na shantazhojë Lista Serbe, shkojmë në zgjedhje në momentin që diçka nuk funksionon

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri Avdullah Hoti po e konsideron marrëveshjen me Listën Serbe të njëjtë me atë që e ka bërë edhe me partitë e tjera të koalicionit.

Madje, ai e konsideron të suksesshme lidhjen e marrëveshjes me këtë parti që përfaqëson komunitetin serb duke thënë se për herë të parë u bë kjo me referenca kushtetuese.

“Marrëveshja me Listën Serbe është bërë publike kur e kemi marrë mandatin. Për herë të parë lidhet një marrëveshje me një parti që përfaqëson komunitetin serb dhe që ka referenca kushtetuese dhe kjo është me rëndësi. Nëse Lista Serbe vendos të braktisë Qeverinë atëherë dihet se s’ka shumicë parlamentare, por jo absolutisht, asnjëherë s’e kisha thënë se do të na shantazhojë”.

“Kemi marrëveshje të koalicionit njësoj siç kemi me AAK-në dhe Nismën dhe partitë joshumicë. Do të kujdesem që ky koalicion të funksionojë, në rast se s’do të funksionojmë do të shkojmë në zgjedhje. Roli im është që të mbajë bashkë këtë koalicion dhe të realizojë programin qeverisës.

FIDANISHTJA

Qëndrueshmëria e një qeverie nuk varet nga numri i votave, por nga kohezioni i partisë. Unë po kujdesem për këtë kohezion”.

Hoti në Klan Kosovë tha se nuk ka asnjë marrëveshje tjetër përpos asaj që është publikuar. Ai gjithashtu mohoi se Lista Serbe do të merr poste në AKI dhe tha se të gjitha postet e tyre do të jenë në përputhje me Kushtetutën.

Megjithëse Hoti tha se nuk do të pranojë ndonjë shantazh të mundshëm nga Lista Serbe dhe do të shkojnë në zgjedhje në atë moment, ai u shpreh tejet i bindur se mandatin do ta çojnë deri në fund.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.