UBT

Hoti: Nuk ka dialog teknik

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në “Facebook”, ka ritheksuar se nuk do të ketë dialog teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, shkruan Hoti.

Kjo deklaratë e Hotit vjen pas asaj të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili, pas takimit me Hotin në Bruksel, tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, nuk kanë qenë të lehta.

UBT

“Bisedimet për të zhdukurit dhe të zhvendosurit do të vazhdojnë të mërkurën tjetër në nivelin teknik”, tha Vuçiq.

Ditë më parë, kryeministri ka theksuar se qeveria Hoti, për një muaj, kanë hequr nga diskutimi, temën e integritetit territorial të Kosovës, “të cilën më nuk e përmend kush”.

“Kjo do të jetë një marrëveshje që Kosovës i jep atë që i takon, të qenurit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike. Për këtë ka nevojë populli i Kosovës”, pati shkruar Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.