RCCOLA

Hoti: Nesër vendosen vijat e kuqe në dialog

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të ketë debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit me Serbinë. Kjo seancë është caktuar pas kërkesës së partisë opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Shefi i deputetëve i partisë më të madhe opozitare në vend, Avdullah Hoti, ka thënë për “Zërin” se qëllimi i seancës së jashtëzakonshme është që të vendosen vijat e kuqe në dialog me Serbinë.

Veseli: Opozita t’i lërë inatet në ballafaqimin me Serbinë

Fundamenti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dje është shprehur optimist se Kosova është në rrugë të mbarë sa i përket arritjes së një dakordimi të gjerë mes spektrit politik lidhur me çështjen e dialogut.

Ai pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së Kuvendit ka thënë se duhet të punohet me qëllim që të krijohet një platformë nacionale për këtë çështje.