Eko Higjiena

Hoti në SHSKUK: Vala e dytë e pandemisë duket se është kthyer në Evropë, ne po përgatitemi për vjeshtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vizitës së tij në SHSKUK ka thënë se rënia e numrit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit na ka dhënë një qetësi shpirtërore, mirëpo prapë duhet të jemi të kujdesshëm.

Hoti me këtë rast tha se kjo është arritur falë punës së mantel bardhëve.

“Me ju falënderua për punën që e bëni nuk është e mjaftueshme. Ju përballeni me rrezikun në krahasim me neve që punojmë në zyre, dëshiroj të ju falënderoj për punën e jashtëzakonshme që po vazhdoni ta bëni që nga fillimi i pandemisë, e që duket se do të vazhdojmë edhe një kohë me këtë situatë. Rënia e shifrave ditëve të fundit na ka dhanë një lloj qetësie shpirtërore”, ka thënë Hoti.

Kryeministri ka thënë se jemi duke hyrë në fazën e vjeshtës, dhe se beson që jemi në rrugë të duhur për luftimin e kësaj pandemie.

“Shpresoj që do të filloj shpejt vaksinimi i rregullt në vjeshtë që të kemi një mbrojtje për të sëmurët kronik, fëmijët dhe grupet e rrezikuara. Besoj që tashmë është arrit vetëdija e qytetarëve për rrezikun e këtij virusi”, ka thënë Hoti, shkruan Telegrafi.

Mobi Casa

Hoti shtoi se përballja me pandeminë na dhënë një mundësi që të bëjmë një rikonstruktim komplet të shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore në nivel vendi.

“Një ristrukturim që ndoshta nuk ka ndodhur në 30 vitet e fundit, që të përballemi me këtë pandemi dhe pandemitë që mund të paraqiten në vitet në vijim”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri theksoi se në Evropë është kthyer vala e dytë e pandemisë COVID-19, dhe ne duhet të shtojmë kujdesin.

“Vala e dytë e pandemisë siç duket është kthyer në Evropë, ajo çfarë na mbetet neve është të kujdesemi që kur të fillon tetori të jemi të përgatitur për zhvillimet që mund të ndodhin”, tha Hoti.

Hoti në fund u shprehu ngushëllime familjarëve të të gjithë atyre që kanë humbur jetën nga ky virus, si dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë atyre që janë të shtrirë në spitale. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.