Fundamenti

Hoti në prag të takimit të Washingtonit kërkon unitet: Me Serbinë flasim vetëm për njohje reciproke

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vetëm njohja reciproke i normalizon raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Hoti ka thënë se një gjë të tillë e ka kërkuar në secilin takim që ka pasur përballë palën serbe, dhe thotë se kjo ka qenë edhe tema e vetme që është diskutuar.

“Vetëm njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë i normalizon marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe e qetëson këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës. Në çfarëdo takimi që kam pasur dhe do të kem me përfaqësuesit e Serbisë, njohja reciproke është tema e vetme”, ka shkruar Hoti, raporton Express.

Kryetari i Qeverisë ka thënë se çdo gjë që diskutohet me Serbinë është në funksion të arritjes së një marrëveshje për njohje duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

FIDANISHTJA

“Çdo gjë që bisedohet me ta është në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke, pa cenuar integritetin teritorial apo karakterin unitar të shtetit të Kosovës”, ka thënë Hoti.

Në fund ai ka ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë që të jenë të unifikuar për procesin e dialogut me Serbinë.

“Kosova mbetet e përkushtuar për dialog, sepse është vend evropian, me orientim të qartë euro-atlantik.Nisur nga kjo qartësi e plotë e procesit, unë nuk do të hezitoj të dialogojmë. Prandaj, i ftoj forcat politike në Kosovës, pozitë dhe opozitë, të jemi të unifikuar në këtë proces. Gara politike në mes nesh, që duhet të jetë demokratike dhe mbi baza të kushtetutës, mund dhe duhet të zhvillohet për tema të tjera të politikës, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe fushave të tjera”, ka përfunduar Hoti./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.