Hoti në mbledhjen e parë të qeverisë: Do t’i kthehemi punës e jo retorikës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur mbledhjen e parë me kabinetin e ri qeveritar.

Në fjalën e tij hyrëse në këtë mbledhje, Hoti iu uroj punë të mbarë gjithë ministrave dhe zëvendëskryeministrave të tij. Ai tha se si qeveri e re i presin shumë sfida.

“Ju uroj punë të mbarë për sfidat që na presin si qeveri e re. Dua të falënderoj veçanërisht stafin mjekësor të cilët treguan profesionalizëm të lartë në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Falenderim i veçantë edhe për policinë, stafin administrativ në nivel qendror e lokal, bizneset private, ndërmarrjet publike, e po ashtu ju shprehi ngushëllime familjeve të viktimave që janë prekur nga kjo pandemi dhe ne si qeveri do tu qëndrojmë afër”, ka thënë Hoti.

Kryeministri Hoti tutje shtoi se si qeveri e re ka për obligim që të ti japë frymë demokracisë së brendshme në respektin të rendit dhe ligjit dhe ti nënshtrohet vetëm Kushtetutës.

“Do të punojmë bashkë në realizimin e një programi qeverisës me gjithë partnerët e këtij koalicioni duke qenë llogaridhënës ndaj gjithë deputetëve të Kuvendit, pozitë e opozitë, duke vendosur një diskurs të ri në skenën politike. Është një program ambicioz, besoj në këtë program dhe në këtë ekipe të shkëlqyeshme. Do tu dalim zot pritjeve të qytetarëve”, tha Hoti.

Ai shtoi se menjëherë duhet të adresojmë sfidat shkaku i pandemisë, siç është rimëkëmbja ekonomike.

“Do ta miratojmë së shpejti programin për rimëkëmbjen ekonomike është një program voluminoz për t’iu mundësuar bizneseve, familjeve dhe qytetarëve që sa më lehtë të tejkalojnë këtë krizë të paprecedent”, ka thënë Hoti.

Hoti ka shtuar se do t’i kthehemi punës e jo retorikës. Ai shtoi se do të ndërtojnë një diskurs të ri edhe brenda qeverisë edhe në Kuvend me opozitën. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).