ARKATANA

Hoti: Në marrëveshjen e 4 shtatorit nuk ka pasur kushtëzim për të pagjeturit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputetja e VV’së, Saranda Bogujevci në interpelancën e thirrur për kryeministrin Hoti në Kuvendin e Kosovës lidhur me personat e pagjetur ka thënë se në marrëveshjen e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë është bërë trajtim i dëmshëm i temës së të pagjeturve ku është kushtëzuar me personat e zhvendosur.

Kryeministri Hoti në fjalën e tij ka mohuar se në marrëveshje është termi kushtëzim, raporton Gazeta Express.

“Askund nuk përdoret termi kushtëzim, këtë term nuk mund ta gjeni në marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington. Pika 12 e marrëveshjes specifikon saktë: Të dyja palët zotohen për të identifikuar personat e zhdukur. Nuk ka asnjë të keqe nga këto zotime dhe aty nuk ekziston fjala kushtëzim”, ka thënë Hoti.

Tutje shefi i ekzekutivit ka thënë se nëse do të ketë marrëveshje me Serbinë tema e të pagjeturve do të përfshihet në marrëveshje.

FIDANISHTJA

“Nëse do të ketë marrëveshje me Serbinë, pjesë e marrëveshjes do të jetë edhe çështja e të pagjeturve dhe të zhdukurve e cila do të ketë garancë ndërkombëtare”, u shpreh Hoti.

Kryeministri Hoti pranoi se mosdhënia e informacioneve nga ana e Serbisë ka ngadalësuar procesin për të pagjeturit.

“Gjetja e personave të zhdukur gjatë luftës ka pasur ngecje pasi pala serbe nuk ka ofruar informacione. Për procesin janë angazhuar edhe mekanizmat ndërkombëtarë dhe për këtë ka pasur edhe ngecjet e veta”, tha Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.