UBT

Hoti: Ne jemi trashëgimtarët e denjë politikë të Rugovës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Dragashit, ka thënë të premten se LDK dhe lidershipi i saj janë trashëgimtarët e Presidentit Historik Ibrahim Rugova

“Arkitekti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, presidenti ynë doktor Rugova, na la një bagazh të madh intelektual, politik dhe kombëtar. Një jetë të tërë ai u sakrifikua për popullin dhe shtetin e tij. Rugova ishte figura më e pastër politike që njeh Evropa. Bota me të drejtë e quante Gandi i Ballkanit”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se ne ja kemi borxh Rugovës dhe popullit të Kosovës një lidership politik me duar të pastra, të dijshëm dhe vizionar.

“Ne jemi Brezi i Republikës, të cilin e kishe ideuar dhe parashikuar Presidenti ynë historik Ibrahim Rugova. Ne jemi trashëgimtarët e denjë politik të Presidentit Rugova, profesionalë dhe me duar të pastra, pa asnjë aferë korruptive dhe kriminale. Ne do ta jetësojmë vizionin e Rugovës për një Kosovë demokratike të zhvilluar, anëtare të BE-së dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Hoti.

GRANDEMALL

Ai ka shtuar se, nëse dëshironi të jetësoni idealin e doktor Rugovës për një Kosovë demokratike, dilni më 11 qershor votoni numrin 16 dhe listën e kandidatëve tonë.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se tubimi në Dragash dhe tubimet tjera në gjithë Kosovës janë dëshmia që ne do të fitojmë.

“Salla nuk ka mjaftuar për t’i pranuar të gjithë, prandaj kanë mbetur shumë njerëz jashtë. Jam shumë i bindur që ky koalicion i përbërë nga LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi do t’i fitojë këto zgjedhje. Kam qenë shpeshherë këtu, u kam vizituar, por sot dëshiroj t’u flasë kandidati për kryeministër, z. Avdullah Hoti. Është i përgatitur, njeri i duhur për Kosovën dhe njeri i cili do t’i dalë në krye t’i kryejë përgjegjësitë që i ka marrë”, ka thënë Mustafa.

Sylejman Kryeziu, kryetar i LDK-së, Dega e Opojës ka thënë se secili prej jush ka tejkaluar vetveten për të bërë një koalicion, të cilin mua po më pëlqen ta quaj koalicion i diellit, që është në kundërshtim me atë koalicionin e territ dhe natës.

“Jemi në ditën e dytë të fushatës dhe tashmë përkrahja për koalicionin nuk ka të ndalur. Ky është koalicion i fitores, koalicion i dritës. Më 11 qershor, ju do të dëshmoni që vendi do të drejtohet nga njerëzit më të mirë që i ka vendi. Fitorja na takon ne dhe fitoren do ta vulosim bashkë. Ky koalicion e ka vetëm një qëllim, bërjen e Republikës një vend ku secili respektohet dhe ndihet i barabartë në familjen evropiane”, ka thënë Kryeziu.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.