ARKATANA

Hoti: Në Bruksel nuk bisedova për autobusë por për njohje reciproke, Haradinaj e di këtë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sa u përket bisedimeve me Serbinë.

Hoti ka thënë se të gjitha informatat që ka ai kanë edhe partnerët e koalicionit qeverisës, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

“Nuk mund të ketë bisedime teknike. Nuk jemi duke biseduar në Bruksel për linja të autobusëve por për njohje reciproke. Të gjitha informacionet i ka edhe zoti Haradinaj”, tha ai në Rtv Dukagjini.

United Hospital

“Unë e zhvilloj dialogun në përputhje me kushtetutën dhe një platformë që është pjesë e marrëveshjes së koalicionit. Nuk e kam asnjë dyshim për ta udhëhequr këtë proces. Por të gjithë duhet ta kenë të qartë se ky vend e ka vetëm një kryeministër. Nuk mund të ketë disa kryeministra”.

Kryeministri thotë se ai po i ushtron kompetencat e tij të dialogut si kryeministër dhe nuk i dialogun te dikush tjetër, përcjell Telegrafi.

“Kufizimi im është Kushtetuta e Kosovës. Unë kam besim te vetja ime dhe partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi ndër të tjera Avdullah Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.