Fundamenti

Hoti: Në Bruksel do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes të arritur në villat e Titos

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se për takimin e së enjtes të nivelit të lartë të kryeministrave nuk mund të kemi pritje jorealiste.

Ai ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e “Marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër”.

Eco Higjiena

Hoti ka thënë se nuk mund të pritet për negocim të njohjes reciproke, pasi sipas tij kryeministri Kurti ka hequr dorë nga kjo.“Të jemi të qartë e të mos kemi pritje jorealiste për takimin e nesërm për dialog në Bruksel: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër. Nuk negociohet për njohje reciproke, pasi Kosova ka hequr dorë nga njohja reciproke si kompromis për të arritur Marrëveshjen e Ohrit. Bërjen e këtij kompromisi e dëshmoi vetë kryenegociatori i Kosovës para disa dite në media të huaja”, ka shkruar Hoti.

Të enjten në Bruksel, do të takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, me ndërmjetësimin e Shefit të diplomacisë së BE-së Josep Borrel dhe të dërguarit për dialog Miroslav Lajçak.Sipas njoftimit të BE-së takimet ndaras do të nisin nga ora 09:00 e më pas takimi tre palësh.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.