United Hospital

Hoti në Akademinë e Shkencave: Dialogun e udhëheq unë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti ka prezantuar sot platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun në Akademinë e Shkencave të dhe Arteve të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Hoti ka thënë se se për kornizën dialoguese e kanë njoftuar edhe opozitën.

“Kornizë dialoguese që e kemi adoptuar brenda koalicionit dhe e kemi njoftuar opozitën. Atë qe duhet ta kenë të qartë të gjithë, shpallja e pavarësisë është proces i përhershëm për të cilin nuk mund të negocioj askush. Ka pas situata kur liderët nuk kanë qenë të qartë rreth këtij procesi, janë bërë flluska që nuk janë shkrirë, ndoshta për qëllim të mirë. Pikat e kornizës, jo platformë pasi duhet të negociohet me të gjithë”, ka thënë kryeministri.

I njejti ka theksuar se opozita nuk iu është përgjigjur në ftesën për bashkëpunim në këtë pjesë, derisa, kryeministri shtoi se ai do të jetë udhëheqës i dilaogut me Serbinë.

“E kam ftuar opozitën, një pjesë nuk është përgjigjur e një pjesë ka ofruar bashkëpunim por jo konkret. Dialogun e udhëheqë kryeministri vendit, nuk do të bëj kurrfarë gare me askënd sepse kompetencat i kam të qarta dhe janë betonuar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Hoti.

Parimi i parë, sipas Hotit, është integriteti territorial i Kosovës që është i panegociueshëm.

ARKATANA

“E dyta: Marrëveshja të sigurojë që organizimi kushtetues i Kosovës i panegociueshëm dhe tre; marrëveshja në frymën e kushtetutës”, tha Hoti.

Sipas Hotit, objektiv është njohja reciproke e përhershme, jo e modelit të dy Gjermanive që siguron ulëse në OKB dhe njohjen e pesë vendeve të BE-së.

“Të adresojmë të gjitha çështjet e hapura, te pagjeturit, dëmet e luftës”, tha Hoti.

Hoti gjithashtu ka theksuar se do të themelohet forumi me liderët politikë, të të gjitha partive politike, ndërkaq brenda zyrës së kryeministrit do të formohet Këshilli i ekspertëve.

“Do të kërkojë nga Kuvendi të themelojë komision parlamentar për dialog të cilin duhet ta udhëheqë opozita. Gjithçka transparente që nuk bisedohet prapa dyerve të mbyllura”, ka thënë kryeministri./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.