Fundamenti

Hoti: Naive të thuhet se LDK-ja po stopon rrugën drejt Euro – Integrimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas kritikave që kreu i shtetit Hashim Thaçi bëri në drejtim të opozitës për vizat.

Thaçi kishte thënë sot se nëse nuk bashkohemi, liberalizimi rrezikohet të shtyhet deri më 2020-tën.

Hoti në shënimin e tij në Facebook ka thënë se “Lidhja Demokratike e Kosovës tash e 30 vite mbështet dhe kontribuon në agjendën euro- integruese të Kosovës”, përcjell Telegrafi.

Uji Dea

Ai ka thënë se “të hidhet akuzë drejt LDK-së se po stopon ose po minon rrugën drejt euro integrimit dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit është naiviteti i llojit të vet”.

Postimi i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës tash e 30 vite mbështet dhe kontribuon në agjendën euro- integruese të Kosovës. LDK është e vetmja parti e vendit anëtare në familjen e madhe të Partive Popullore Evropiane. Shumica e votave pro liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit janë EPP vota. Andaj të hidhet akuzë drejt LDK-së se po stopon ose po minon rrugën drejt euro integrimit dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit është naiviteti i llojit të vet. Nuk mundet LDK-ja të bartë faturën e imazhit që po krijojnë institucionet e vendit tash e 1 vit para bashkësisë ndërkombëtare. Vonesat eventuale drejt këtij procesi është reflektim i punës së koalicionit të INTERESAVE të mëdha./Telegrafi/