United Hospital

Hoti: Mbi 4% rritje ekonomike dhe 18 mijë vende pune në 2016

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, e ka cilësuar vitin 2016 si një vit i të arriturave ekonomike. Ka thënë se edhe 2017 ka premisa të jetë një vit i suksesshëm ekonomikisht.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në fjalimin e tij për fundvit ku ka bërë prezantimin e të arriturave të ministrisë që drejton, ka thënë se në vitin 2016 janë shtuar 18 mijë vende pune.

Hoti deklaroi se gjendja është përmirësuar shumë në këto dy vjetet e fundit dhe se është caktuar tashmë një trend i mirë edhe për vitin e ardhshëm.

“Të gjitha statistikat janë se ka një aktivitet të shtuar ekonomik dhe është vendosur një bazament i mirë për të shkuar me tutje në vitin tjetër”.

ARKATANA

Hoti pohoi edhe se rritja ekonomike për këtë vit duhet të jetë diku mbi katër për qind.

“Po ashtu është përfunduar 85 për qind e programit legjislativ. Kemi pasur rekord të të hyrave në Dogana me një miliard euro, ndërsa 2308 biznese janë pajisur me arka fiskale”.

“Qytetarëve u janë kthyer 13 milionë euro nga ATK dhe 216 milion euro borxhe janë falur. Kurse nga 221 shoqëri të mëdha biznesore tash janë 248 dhe punësimi aty është rritur për 11 për qind”, tregoi Hoti, njofton Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.