Hidromorava

Hoti: Mbi 1 miliard euro do të mobilizohen për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike të Qeverisë së re

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

I nominuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se mbi 1 miliard euro do të mobilizohen për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë së re, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se një pjesë e këtyre mjeteve do të futen në ekonomi sivjet për të mbështetur bizneset, derisa në vitet në vijim do të mbështeten investimet private dhe publike.

Mobi Casa

“Në zbatimin e masave të kësaj pakoje do të përfshihen odat ekonomike, bankat, shoqatat e profesionistëve, institucionet akademike, komunat, investitorë nga diaspora jonë dhe partnerët ndërkombëtar që mbështesin zhvillimin e Kosovës. Legjislacioni i nevojshëm për zbatimin e kësaj pakoje do të procedohet në Kuvend menjëherë pas formimit të Qeverisë së Re”, ka shkruar Hoti./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.