FIDANISHTJA

Hoti lexon ekspozenë, u tregon deputetëve çfarë do të bëjë si Kryeministër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidati i LDK’së për kryeministër, Avdullah Hoti, në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka treguar prioritetet e qeverisjes së tij nëse do të zgjidhet kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Hoti ka thënë se dy prioritetet e para do të jenë lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike e Kosovës.

“Nisur nga situata që po përballemi, prioritetet tona kryesore do të jenë: Lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike pas kësaj pandemie. Krahas këtyre prioriteteve Qeveria do të ketë edhe prioritete të tjera që do të jenë forcimi i shtetit, rritjen e punësimeve, fuqizim të aftësive konkurruese”, ka thënë Hoti në fjalën e tij.

Gjithashtu Hoti ka thënë se bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës do të merren edhe përgjegjësitë për të çuar përpara procesin e dialogut me Serbinë.

ARKATANA

Hoti ka thënë se në një proces të tillë do të bashkëpunohet me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se nuk do të lejojnë që të ketë ndryshim të kufijve apo shkëmbim të territoreve.

Ai gjithashtu ka thënë se do të angazhohet për bashkëpunim pozitë-opozitë dhe për gjithpërfshirje, sidomos për procesin e dialogut me Serbinë.

“Do të marrim përgjegjësinë për të çuar përpara procesin e dialogut bashkë me BE dhe SHBA duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit. Krijimin e bashkëpunimit pozitë-opozitë dhe kërkim i gjithpërfshirjes sidomos në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti në fjalën e tij në Kuvend./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.