Eko Higjiena

Hoti: Letra e sekretarit Pompeo ishte e qartë, dialogu me Serbinë ka në qendër njohjen e ndërsjellë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se letra e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo ishte e qartë dhe se dialogu me Serbinë e ka në qendër njohjen e ndërsjellë.

Hoti përmes një postimi në Twitter, shkroi se normalizimi i marrëdhënieve është thelbësor për prosperitetin në rajon dhe integrimin në BE.

“Duke mirëpritur rolin kryesor të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi. Letra e sekretarit Pompeo është e qartë- dialogu ka në qendër njohjen e ndërsjellë, i cili është edhe qëllimi ynë përfundimtar. Normalizimi i marrëdhënieve është thelbësor për prosperitetin në rajonin tonë dhe sigurimin e integrimit në BE të rajonit në tërësi”, ka shkruar Hoti.

Mobi Casa

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo përmes një letre dërguar kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se shpreson që prioritete të liderit të ri të jenë heqja e tarifës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës dhe njohja e ndërsjellë me Serbinë.

Sa i përket njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, Pompeo ka thënë “Tani është koha që të realizoni marrëdhënie normale me Serbinë, që kanë qendër njohjen e ndërsjellë, dhe e cila është thelbësore për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë afër jush për t’iu mbështetur në këtë proces”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.