Eko Higjiena

Hoti: LDK nuk do të përkrah Projektligjin për Financimin e Partive Politike

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullahh Hoti, i ka bërë thirrje shoqërisë civile që të marr pjesë në Grupin Këshillëdhënës për të dhënë rekomandimet për Projektligjin për Financimin e Partive Politike.

Hoti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se cilin organizatat e shoqërisë civile me të drejtë po kundërshtojnë këtë projektligj, dhe se sipas tij asnjë projektligj, e aq më pak ky për Financimin e Partive Politike, i cili bie ndesh me frymën kushtetuese dhe parimet zgjedhore sipas standardeve të BE-së, nuk do të përkrahet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kujtojmë, se në marshin e fundit të organizatave të shoqërisë civile kundër këtij Projektlgji, këto organizata u penguan që të vënë pankartat e tyre tek selia e partisë së PDK-së.

Ato u ndeshen me sigurimin e kësaj partije, ndërsa tek partitë e tjera ishin lejuar që t’i vendosnin pankartat me mbishkrimet kundër Projektligjit për Financimin e Partive Politike.

Postimi i plotë:

ARKATANA

Për shkak të pakënaqësisë me draftin e Projektligjin për Financimin e Partive Politike, organizatat kryesore të shoqërisë civile e kanë pezulluar pjesëmarrjen në Grupin Këshillëdhënës që e mbështet punën e Komisionit Parlamentar ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor.

Komisioni Parlamentar, i formuar në prill të këtij viti, ka synim kryesor adresimin e rekomandimeve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga BE-ja. Pa pjesëmarrjen e shoqërisë civile nuk besoj se mund të bëhet përmirësim substancial i procesit zgjedhor në Kosovë.

Projektligji për të cilin organizatat e shoqërisë civile me të drejtë po kundërshtojnë, tani për tani nuk bie në kompetencën e këtij Komisioni Parlamentar.
Në cilësinë e kryetarit të këtij Komisioni Parlamentar, i ftojë këto organizata të vazhdojnë të japin kontributin në Grupin Këshillëdhënës që të adresojmë në mënyrë cilësore rekomandimet e vëzhguesve të BE-së, ashtu siç e kemi paraparë me planin e punës të Komisionit.

Po ashtu, dëshiroj t`i njoftoj ato se asnjë projektligj, e aq më pak ky për Financimin e Partive Politike, i cili bie ndesh me frymën kushtetuese dhe parimet zgjedhore sipas standardeve të BE-së, nuk do të përkrahet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Besoj se në Kuvendin e Kosovës do të arrijmë të ndërtojmë konsensusin e nevojshëm për një ligj për financimin e partive politike që është në përputhje me standardet e BE-së dhe që siguron financim dhe raportim transparent të partive politike, që siguron llogaridhënie të partive politike ndaj qytetarëve dhe votuesve./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.