Uji Dea

Hoti: LDK nuk do ta përkrahë këtë qeverisje, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka folur rreth ndërprerjes së seancës në mungesë të shumicës parlamentare.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se koalicioni qeverisës asnjëherë nuk e ka pasur shumicën në Kuvend.

“Grupi Parlamentar i LDK-së nuk do të përkrahë vazhdimin e kësaj forme të qeverisjes, ku një pakicë ka uzurpuar institucionet shtetërore. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja që të mos dëmtohet demokracia”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

Grupi Parlamentar i LDK-së
Konferencë për medie
19.07.2018

Seanca e Kuvendit të Kosovës sot u ndërpre në mungesë të shumicës parlamentare.

Në fakt, ky koalicion asnjëherë nuk ka pasur shumicë në Kuvendin e Kosovës, përveç ditës kur u zgjodh Qeveria.

Mobi Casa

Vendi nuk mund të qeveriset nga koalicioni i pakicës, i cili nuk ka legjitimitet.

Grupi Parlamentar i LDK-së nuk do të përkrahë vazhdimin e kësaj forme të qeverisjes, ku një pakicë ka uzurpuar institucionet shtetërore.

Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja që të mos dëmtohet demokracia.

Gjuha e ashpër dhe fyese e koalicionit të pakicës ndaj partive opozitare e thellon më tutje krizën institucionale.

Ne ftojmë për përgjegjësi politike dhe institucionale nga të gjithë.

Ne do të punojmë me të gjitha forcat politike opozitare dhe forcat e tjera progresive në Kuvendin e Kosovës që të dalim nga kjo krizë institucionale, vetëm përmes organizimit të zgjedhjeve të lira.

Insistimi për të vazhduar me këtë dhunim të demokracisë do të dëmtojë proceset afatgjate politike në Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.