Uji Dea

Hoti: LDK-ja e themeloi ushtrinë para 28 viteve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka pasur debat të ashpër lidhur me moskrijimin e Ushtrisë së Kosovës. Ishin fillimisht kryeministri Ramush Haradinaj dhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi ata të cilët patën një replikë të ashpër pasi që kryeministri akuzoi LDK-në që ka penguar krijimin e ushtrisë në vitin 2014.

Haradinaj tha se në vitin 2014 nga Ambasada amerikane është kërkuar që t’u vazhdohen vendet e rezervuara për serbët në një mandat një vjeçar me kusht që ata do ta votojnë Ushtrinë e Kosovës.

Por sipas Haradinajt një gjë e tillë është kundërshtuar nga LDK. Derisa Haradinaj fliste në foltore ishte deputeti Arben Gashi i cili e kundërshtoi atë çka tha Haradinaj, duke i thënë se nuk është e vërtetë dhe se Haradinaj nuk ka qenë në ato takime.

E lidhur me këtë ka folur edhe deputeti tjetër i LDK-së, Ismet Beqiri i cili deklaroi se nuk është e vërtetë që LDK ka penguar themelimin e ushtrisë së Kosovës.

“Marr përgjegjësi publike për këtë që them, asnjëherë s’ka pasur ofertë me vendet e rezervuara në këmbim të ushtrisë”, u shpreh Beqiri.

KKVITI

Në këtë debat rreth ushtrisë është përfshirë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke thënë se është fakt i pamohueshëm që kundërshtimi i LDK-së dhe Vetëvendosjes për vendet e rezervuara të serbëve në Kuvend ka penguar formimin e ushtrisë.

Por këtu nuk mbaron i gjithë debati. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar në Facebook se me vazhdimin e vendeve të rezervuara PDK-ja kishte synuar të krijojë situatën për ta qeverisur Kosovën vetëm me pakicat.

“Me vazhdimin e vendeve të rezervuara, PDK-ja ka synuar të krijojë situatën për ta qeverisur Kosovën vetëm me pakicat. Këtë sot po mundohet ta bëjë edhe Haradinaj. Por, po i shohim rezultatet. Asgjë nuk po mund të vendos pa e pyetur Vuçiq-in. Pyeteni publikisht Slobodan Petroviqin. A kanë qenë dakord deputetët serbë dakord që në këmbim të vazhdimit të vendeve të rezervuara edhe për një mandat ta votonin ndryshimin e Kushtetutës për krijimin e Ushtrisë?”, ka shkruar Hoti.

Ai tutje ka thënë se LDK-ja e ka themeluar ushtrinë para 28 viteve. “LDK-ja e ka themeluar ushtrinë para 28 viteve. LDK-së ju ka vra një ministër i Ushtrisë me 1998. Kush është pra kundër ushtrisë?!”, ka theksuar më tej Hoti. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.