Eko Higjiena

Hoti: LDK është unike për demarkacionin

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në një prononcim për Telegrafin ka rikonfirmuar se të gjithë deputetët e LDK-së do ta mbështesin marrëveshjen e demarkacionit.

Ai tha se qëndrimi në LDK rreth Marrëveshjes së Demarkacionit ka kohë që është marrë dhe aty prezent ka qenë edhe deputeti Ramiz Kelmendi.

“Të gjithë deputetët e LDK-së e mbështesin këtë marrëveshje. Ky qëndrim ka kohë që është marrë në LDK dhe në Grup Parlamentar, ku ka qenë pjesë edhe Ramiz Kelmendi”, ka thënë Hoti për Telegrafin.

United Hospital

Ndryshe, sot në rend dite në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës është Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Kjo marrëveshje ka tri vite që nuk e merr bekimin e Kuvendit, ndërkaq ratifikimi i kësaj marrëveshje është një ndër kriteret e liberalizimit të vizave.

Ndryshe, për ratifikimin e kësaj marrëveshje, nevojiten 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.