Hidromorava

Hoti, Kurtit për dialogun: Zero transparencë, askush s’e di çka po diskutohet në Bruksel

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar kryeministrin aktual të vendit, Albin Kurtin, se qeveria e tij, po e nis dhe po e mbyllin ditën pa asnjë punë të kryer.

Siç shkruan Hoti, me qeverisjen e Kurtit, krizat e reja po i mbulojnë ato të vjetrat, dhe sipas tij ka zero transparencë nga ai për dialogun, meqë potencon se opozitën po e njoftojnë ndërmjetësuesit çka po diskutohet në Bruksel.

Fundamenti

”Kosova nuk po qeveriset. Krizat e reja po i mbulojnë të vjetrat. Kreu i Qeverisë, që më shumë rri jashtë vendit se brenda, mban konferenca për media për të menaxhuar krizat, e jo për të promovuar projekte e punë të reja. Zyrtarët e Qeverisë e nisin dhe e mbyllin ditën pa asnjë punë të kryer.

GREVA NË ARSIM: Asnjë përpjekje nga qeveria për të parandaluar grevën. Viti i ri shkollor mund të mos fillojë sipas planit. Qeveria nuk po bisedon me sindikata për të gjetur një zgjidhje që i merr parasysh kërkesat e sindikatave dhe mundësitë buxhetore.
KRIZA ME RRYMË: Asnjë plan se si do të kalojmë dimrin që po vjen. Situata është kritike në mes të verës. Askush nuk di pse në mes të verës ka reduktime kur konsumi i energjisë është relativisht i ulët. Çmimi i drurit dhe peletit, si alternativë për ngrohje, është dyfishuar që tani. Ndërmarrjet e energjisë elektrike (KEK, KEDS, KESKO e KOSTT) janë në kaos sa i përket borxheve ndaj njëra-tjetrës.
INFLACIONI: Asnjë masë nuk është ndërmarrë – as rritje e pagave e as ulje e përkohshme e tatimeve. Inflacioni ka arritur në 19%, e jo 14% siç e nxjerrin shifrat zyrtare. Rritja e çmimeve të lëndëve të para ka paralizuar aktivitetin ekonomik të shumë firmave. Asnjëherë nuk është takuar “Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik” për të diskutuar për sfidat e bizneseve.
DIALOGU: Transparenca është zero. Askush nuk di se çfarë po bisedohet në Bruksel. Opozitën e informojnë ndërmjetësit e dialogut se çfarë po ndodh dhe çfarë po i kërkohet Kosovës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.