Uji Dea

Hoti: Kurti të tregojë se ku e ka katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në të thotë se nuk është koha për njohje nga Serbia

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-kryeminstri Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, për njohjen nga Serbia.

Të martën, njohësi i çështjeve të Ballkanit, Tim Judah, duke cituar ambasadorin Hovenier, ka thënë se përderisa qëllimi përfundimtar ishte njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë, “për fat të keq tani nuk është e mundur”.

Kjo sipas Hovnier, pasi “sfidat e sotme ende mund të tejkalohen”.

Hoti, për këtë ka thënë se Qeveria duhet t’i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në, aleatin kryesor Kosovës — të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia.

Tutje deputeti i LDK-së, ka pyet se çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër.

Uji Dea

“Qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në — aleatin kryesor Kosovës — të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia. Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër”, shkroi Hoti në Facebook.

Ndryshe, edhe në propozimin e njohur edhe si plani franko-gjerman, nuk përmendet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë.

Por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Nga Serbia, po ashtu, kërkohet që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.