Fundamenti

Hoti: Kurti i hëngri fjalët e veta

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po merren vesh për koalicion tash e 100 ditë.

Këto dy parti ka disa ditë që po shkëmbejnë letra me një tjetrën duke refuzuar një pas një propozimet e njëra-tjetrës. Madje nëpër emisione televizive, secila parti po hedh akuza në drejtim të njëra-tjetrës duke zbuluar pjesë nga takimet e shumta që kishin në përpjekje për të arritur një marrëveshje.

Anëtari i kryesisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë detaje edhe për takimet që kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka pasur gjatë këtyre muajve me kreun e VV-së, Albin Kurti në përpjekje për të arritur një marrëveshje bashkëqeverisjeje.

FIDANISHTJA

Ai ka thënë se Kurti ka dhënë llogari për deklaratat se të gjithë kryeministrat kanë vjedhur. Siç është shprehur Hoti, Kurti i ka “hëngër këto fjalë”.

I pyetur për akuzat e Kurtit se të gjithë kryeministrat kanë vjedhur, duke përfshirë këtzu edhe Mustafën, Hoti u përgjigj.

“Kurti pastaj i hëngri fjalët e veta. Më lejoni ta respektoj konfidencën e takimeve, por kjo që e ka thënë i ka ra pishman sepse nuk e gjen një zyrtar të LDK-së që mund ti atribuohet një akuzë e tillë”, është shprehur shkurt Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.