Eko Higjiena

Hoti: Kursyem 49 milionë euro, s’i prekëm pagat, pensionet as projektet kapitale

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët votuan rishikimin e Buxhetit të Kosovës.Ai ka thënë se në këtë buxhet janë kursyer 49 milionë euro pa prekur asnjë pagat, pensionet, projektet kapitale.

Sipas tij, Buxheti i rishikuar i respekton edhe kërkesat e FMN-së.

Lexojeni të plotë njoftimin e Ministrit Hoti:

Buxheti i rishikuar – i realizueshëm

Mobi Casa

Dëshiroj të falënderoj të gjithë deputetët që sot përkrahën risihikim e buxhetit të përgatitur nga Qeveria. Ky është buxhet i të gjithë qytetarëve të Kosovës, buxhet me parashikime reale për të hyra dhe shpenzime.

Në këtë buxhet janë kursyer 49 milion euro, duke mos prekur asnjë projekt kapital, duke siguruar pagat, pensionet, ndihmat sociale, furnizimin e spitaleve dhe shkollave, subvencionet për bujqësi etj., pa probleme deri në fund të vitit.

Me këtë buxhet kemi respektuar edhe kërkesat që dalin nga Programi me Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe me këtë program hapim rrugë për projekte të mëdha kapitale përmes kredive me kushte të përshtatshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.