GRANDEMALL

Hoti kritikon Qeverinë: E pakuptueshme bllokada e projekteve kapitale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se bashkë me deputetin Driton Selmanaj dhe anëtarë tjerë të LDK-së në Gjakovë, kanë vizituar urën mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se sipas Komisionit të Ministrisë së Infrastrukturës, ura paraqet rrezik për qarkullim, duke shtuar se s’ është ndërmarrë asnjë veprim për riparimin e urës.

Hoti ka thënë se janë bllokuar disa projekte kapitale në Kosovë: “autostrada për Gjilan, rruga për Podujevë, rruga për Mitrovicë, rruga për Gjakovë, rruga Xërxë-Rahovec e shumë projekte të tjera”.

Ai është shprehur se këto projekte nuk janë prioritet për Qeverinë.

Mobi Casa

“Dëmet për qytetarë dhe për ekonominë nga vonesa në këto projekte të mëdha janë së paku tri herë më të mëdha se kostoja e këtyre projekteve, një shifër që shkon në 1 miliard euro.

Tanimë është e qartë se kjo qeveri nuk i ka prioritet këto projekte dhe nuk do t’i kryejë në mandatin e mbetur prej një viti e gjysmë. Kjo shihet edhe nga raporti i buxhetit për periudhën janar-mars 2023, ku pothuajse të gjitha projektet kapitale janë me shpenzime zero.

Për më tepër, jo vetëm që nuk i shpenzon mjetet e veta, por qeveria i ka bllokuar edhe shumë projekte të komunave duke mos ua bartuar mjetet vetanake.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.